Po riparonin një defekt, plagosen dy punonjës të OSHEE

Dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë kanë mbetur të plagosur teksa ishin duke punuar.

Ata ishin duke riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit teksa mësohet se ngritja e thikave për lidhjen e energjisë elektrike iu ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin.

Dy punonjësit janë transportuar në Repartin e djegie-plastikës në QSUT në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?