FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Po të aplikonim në vitet ’80 do të ishim në BE”, Vangjeli: Paradoks, por tani është shansi ynë

Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se Shqipëria sot ka shanse të përfitojë nga politikat e zgjerimit të BE-së, për shumë arsye paradoksale që e favorizojnë atë në këtë proces. Për të nëse Shqipëria në kushtet që është sot do të aplikonte në vitet ‘80, do të ishim atje.

”Nëse Shqipëria në kushtet që është sot do të aplikonte në vitet ‘80, do të ishim atje. Nëse do të ishim në kushtet e Rumanisë, me siguri do të ishim atje. Për paradoks, konfliktet e shumta që kanë ndodhur, qasja e ndryshme e BE ndaj procesit të zgjerimit, sërish në mënyrë paradoksale shton shanset e Shqipërisë.

Ne mund të mos jemi gati, por mund të hapet një derë për të mos krijuar nesër një përjashtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është ajo anektoda e hershme për dikë që bërtiste me të madhe që do martohej me vajzën e mbretit. Gjysmën e punës e kishte kryer, mbreti i thoshte cila ishte puna që kishte mbetur, ja kam mbushur mendjen vetes, por më ka mbetur t’i mbush mendjen vajzës. Meqenëse dhe Rama e shikon si martesë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?