“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxori Rama…?”
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV shpjegoi protestën e opozitës ditën e nesërme dhe “kilometrin e fundit” që përdor si parrullë Sali Berisha. Ai tha se “kilometri i fundit” nënkupton se nuk ka më kthim pas për opozitën.
Balliu nuk zbuloi detaje konkrete nga manifsetimi, por u pyet nga Ylli Rakipi nëse do të futen në çadër si Lulzim Basha, një skenar që po qarkullon mes opozitarëve dhe mbi të gjitha si do të dalin nga çadra, pasi Lulzim Bashën e nxorri Rama me ndërkombëtarët, por tani kryeministri nuk duket më i interesuar për negociata dhe mund të mbeten brenda…
Pjesë nga biseda:
Klevis Balliu: Kjo është një protestë në vazhdimësi të një aksioni të nisur tanimë, si rrjedhojë e llumit të qeverisë që ka dalë, pavarësisht se opozita ka vite që i denoncon aferat. Në cdo vend të botës do të ishte normale të kishte dorëheqje nga qeveria. Por në një shtet anormak, ku kryeministri është kapur në vjedhje, është e detyraur opozita dhe shoqëria të ndërmarrin hapat e nevojshme për rikthimin në stabilitet të vendit. Protesta që vjen ditën e nesërme, vjen në vazhdimësi të këtij aksione.
Cdo ditë që qeveria e vonon zërin e arsyes, aksioni i opozitës do të vijë duke u përshkallëzuar. Nesër do të jetë i përshkallëzuar, në bazë të përgjigjesh që ka zgjedhur vetë qeveria, do të mbrojmë lubinë që mos na ikë Rama. Është bërë gati të bëjë kurban edhe integrimin e Shqipërisë në BE. JHanë në diskutim vende si Gjermania dhe Hollanda në lidhje me ngrirjen e diskutimve për integrimin e Shqipërisë në BE, për sa kohë qeveria nuk i përgjigjet ligjit dhe drejtësisë. Dueht të bëjmë detyrën tonë, të marrim pjesë në këtë protestë. Pavarësisht asaj që thuhet në emisione, ky aksion ka arritur disa qëllime, ka ngritur frymën e qytetarëve, besoj bini dakord që ka një rritje të numrit të njerëzve dhe aksionit.
Ylli Rakipi: Kemi dëgjuar që PD do të ngrejë çadër dhe nuk lëviz nga bulevardi. Çadra është bërë njëherë… E ka bërë Luli.
Klevis Balliu: Kur flasim për çadër nuk nënkuptojmë çadrën e 2017. Ka patur disa diskutime në forume të ndryshme të opozitës, por një qëndresë në bulevard, e cila ka marrë mbështetje edhe nga opinioni publik dhe ka patur përlqyeshmëri edhe brenda strukturave. Është opsion që nuk mund të anashkalohet. Nuk përjashtohet qëndrimi në bulevard dhe asnjë opsion tjetër qoftë edhe brenda Parlamentit. Kur flasim për sukses, nuk nënkuptojmë të ikë një qeveri dhe të vijë një tjetër, por qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një qeveri që Gys Agasi kishte 3 milione euro verë… Kërkojmë qeveri teknike, tranzitore, për të garantuar proces korrekt, të lirë dhe të ndershëm.
Ylli Rakipi: Ta zëmë se u ngritën çadrat. Bashën e nxorri Rama nga çadra edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve. Se duhet parë ndonjë rrugë se si do të dilet nga aty, se ngeleni aty. Rama nuk ka më nerva tani të merret me daljet. Nuk e çan më..
Klevis Balliu: E çan se është në pikë të hallit. Nuk merrej ai në debate me KE për të justifikuar akte për një ministre të kapur në flagrancë duke vjedhur. Vazhdon pavarësisht kërkesës që bën për arrestimin gjykata, refuzon të bëjë një gjë që ia ka mohuar gjithë aleatëve të tjerë, por në këtë rast përgjegjësi është vetë Rama, nuk është Belinda. Ai nuk mbron Belindën por veten e vet.
Ylli Rakipi: Zoti Berisha thotë duhet qeveri teknike. Kjo arrihet me daljen te sheshi, apo si?
Klevis Balliu: Nuk përjashtojmë asnjë formë, siç ka ardhur duke u rritur aksioni, do të vijë duke u rritur çdo javë dhe muaj. Ajo që nënvizoni, kilometri i fundit, nënkupton që për ne nuk mund të ketë më kthim pas. Edhe aferat dhe llumi që ka dalë në shesh, ç’kuptim do të kishte që të kalonte edhe këto, qoftë edhe për ju apo ne, të bënim edhe një denoncim tjetër? Ku ka më të rëndë denoncim se për Agasin dhe për AKSHI-n?
KOHA JONË SONDAZH

