Po vjen ambasadori i ri amerikan, David J. Kostelancik. Flet shumë mirë shqip. Ka qenë dikur në Tiranë!

Po vjen zëvëndësues i i Yuri Kim. Një diplomat karriere, që e njeh mirë Shqipërinë në vitet e para të pluralizmit. Flet shumë mirë gjuhën shqipe.

Por mbi të gjitha David J. Kostelancik ka eksperiencë të jashtëzakonshme në diplomaci. Në fakt David J. Kostelancik dhe shefi i USAID në Shqipëri Charls Walsh në vitet e para kur gazeta “KOHA JONE” luftonte kundër pushtetit despotik të Presidentit të asaj kohe, Berisha, ishin ata që ndihmuan gazetën “KOHA JONE” që të mos mbyllej nga pushteti i PD.

Senati Amerikan ka zgjedhur dje emrin, i cili do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim në vendin tonë.

David J. Kostelancik, është një zyrtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, ndërsa së fundmi shërbeu si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley.

Kostelancik ka shërbyer më parë si Zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet si “i Ngarkuar me Punë”, në Ambasadën Amerikane në Budapest, Hungari.

Detyrat e tjera përfshijnë Drejtorin e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore Qendrore (mbikëqyrja e angazhimit diplomatik të SHBA-së me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë) dhe Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (përfshirë menaxhimin e programeve të ndihmës për sundimin e ligjit të financuara nga USG në Shqipëri). Më herët, Kostelancik u dërgua dy herë në Ambasadën Amerikane në Moskë, Rusi.

Detyra të tjera jashtë shtetit përfshijnë Misionin e SHBA në OSBE dhe Misionin e SHBA në NATO, Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Ankara, Turqi.

Kostelancik ka marrë çmimeve të shumta për performancën nga  Departamenti i Shtetit.

Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, si dhe Master nga Universiteti i Miçiganit në Studimin e Rusisë dhe të Evropës Lindore. Po ashtu ai ka përfunduar Masterin Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare.

Ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ruse dhe asaj turke. David J. Kostelancik është baba i tre djemve të rritur. Njohja e gjuhës shqipe nga ana e Kostelancik, pritet t’i lehtësojë edhe më tepër detyrat si ambasador në Shqipëri.

Në fakt politika shqiptare duhet të jetë e kujdesshme pasi David J. Kostelancik nuk do të jetë si ambasadorët e tjerë amerikanë, ai njihet për korrektësi dhe nuk parapëlqen lojërat dhe mashtrimet e politikanëve. Sipas analistëve me zotin Kostelancik ka “po” ose “jo” dhe nuk lejon manovrime mashtruese siç është mësuar politika shqiptare tash 32 vite.

Ndërkohë ambasadorja Yuri Kim do të mbahet mend si ambasadorja që ndezi politikën shqiptare, flakë, duke përcelluar disa politikanë tradicionalë.

Në fotot: David J. Kostelancik 

SHKARKO APP