Podcasti “Flasim” i Edi Ramës, të ftuar dy artistë amerikanë
Në ditën e sotme (e shtunë) kryeministri Edi Rama ka pasur të ftuar në atë që e quan “Hollivudi në Tiranë” dy kineastë që kanë ardhur në Shqipëri.
Pamela e cila me profesion regjisore ka ndihmuar për “Laëw and Order” dhe “Mindhunter” dhe Philipp një i apasionuar pas imazhit.
Edi Rama i njohu ato falë projektit “The catalyst” që është një projekt për zhvillimin e talenteve në botën e spektaklit.
Të huajt u shprehën se ajo që i solli fillimisht në Shqipëri ishte kurioziteti dhe se ngaqë ishin rritur në Amerikë nuk mësonin shumë për botët e tjera.
Ato “nuhatën” që diçka po ndodhte në këtë vend. Edhe pikërisht ato kishin misionin e tyre që të ndërtonin një shtëpi për artistë. Artistë vizualë, rrëfimtari, dhe televizion. Ato ishin më interesuar për vende që ishin jashtë normales. Menduan se nuk kishte vend tjetër në botë përveç Shqipërisë ku mund të jetoje si artistë. Filluan të mbanin mbrëmje që të kuptonin më shumë për komunitetin dhe çfarë i mungonte.
KOHA JONË SONDAZH

