Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Poezia e At Gjergj Fishta për meshtarin martir At Luigj Palaj, i lumnum dje nga Papa Françesku

Aktualitet E diel, 17 Nëntor 2024 11:21
Poezia e At Gjergj Fishta për meshtarin martir At Luigj Palaj, i lumnum dje nga Papa Françesku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me 7 mars 1913 ushtrija malazeze mbytëte në Janosh (afër Gjakovës) mizorisht françeskanin At Luigj Paliq, sot i Lum, vetëm pse, si meshtar katolik e shqyptar i njimendtë, nuk mujt me pëlqye mizoritë, qi Sllavët bajshin mbi grigjë të tij, as pse s’dijti zemra e dhimbëshme e tij me mshehë mjerimin qi ndiete, kah shihte se n’ato vise thjesht shqyptare, kamba e anmikut mâ të madhit të kombit lête gjurmët e veta shkretnuese. (Shih “H.i D” Marc 1914). Në rasën e kryevjetorit të martirit, At Fishta, poet, me këte vjershë përkujton vrasjen mizore të këtij maritiri të Fesë e Atdheut, tue lypë prej Hyjit, qi të gjikojë mbi dhunë të bame Shqypnisë. Kjo u botue në “Hylli i Dritës”, marc 1914.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

At Gjergj Fishta: Mbi vorr t’ A. Alois Paliq, ofm

  1. Barbarët… e mbyten! E pra

Ky ‘i dhunë kurrkuj s’ia bani;

Nuk bâni kand me kja:

Per t’keq s’i duel kurr zani;

Per Atme e shejten Fé

Punoi me t’drejtë m’ket dhé.

  1. I vorfni pa prind mbetun,

Qi kjan, per bukë i mjeri,

Te ky shujtën pat gjetun;

Ky lott prej sysh i a teri,

S’e la nen dhunë me fshâ

E át e mâmë iu bâ.

  1. Pse pra me e mbytë?…Trathtari,

E gjaksi e i patenzoni

E i trishtueshmi kursari,

Qi s’njeh se shk’âsht zakoni,

Kah t’duen ata po mbajn:

Pse kshtu me e mbytë t’pafaj’n?…

  1. Por, po; per shka të prujtun

Isht’ ky n’dy faje zhye,

Qi ndryshej nuk ka mujtun

Veç se me gjak me i shkmbye:

Shqypnin dote t’lirueme,

E Fén s’ndrrote t’bekueme.

  1. E per ket punë mizori,

Ushtari i Malit t’Zi

Qi mshrirë s’i njeh krahnori

Heshten i a nguli n’gji,

Edhe me tê të ngratit

Zemrën shporoi ai Fratit.

  1. U rrzue sherbtori i Zotit

—Heu! Si nuk plasi djerri!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E syt per t’gjatë të motit

Ndermjet anmiqve i erri:

Gjaku prej varrvet t’ngrata

Gurglloi mbi buca t’thata.

  1. O Perëndi i amshuem,

A thue tu’ i vue kjé trollin

Ndo’i rruzlli mâ t’lumnueshëm

Qi per nen qiellë mund t’ndollin

Kso punësh mbi ftyrë t’ksaj bote,

Pa shkrepun mnija Jote?

  1. Qe shkjau, harlisë krenijet,

Meshtarët âsht tue t’i mbytun;

Lterët t’u, seli hyjnijet,

Me gjak âsht tue t’i zhytun:

E rrfeja e Jote kisha

Por rrzon, e veç çan pisha!

  1. As gjaku, pra i Meshtarëvet

As gurt e letervet t’ue

S’mund reshkan mshrirë Shqyptarëvet

Nuk mujtkan mnin me t’ zgjue?

E fatin e Shqypnís

E lankan n’dorë t’shkjenís?…

  1. O e mjera, moj e mjera

Shqypni, se keq ké ngelun!

Se mirë, moj ty t’thau vera,

Qysh se shkjau âsht tue t’shkelun

E tue t’poshtnue pa dhimë,

Tue t’lanun n’vaj e n’brimë.

  1. T’kanë rrahë gjithkah me topa,

Tue t’djegë e tue t’shkrumue

T’kanë damun copa-copa,

Si t’ishe pa zot lshue,

E shk’âsht mâ fort per t’kja,

Me dorë t’Mbretnivet t’Mdha.

  1. O Zot! O Zot! Mostjetër

Per ketë pleqni trathtare,

Qi europa, rrênce e vjetër,

Bani mbi tokë shqyptare

Deh! Ti mos len qi niri

Kshtû t’a dhunojë pa hiri.

  1. Veç m’ty na e kemi shpresën

Se ‘i ditë Liri mund t’shohim;

Pse nierit fjalët e besën

Fort mirë sot po i a njohim;

Ai syt s’i prír kurr njeti,

veç ku mund t’grryejë per veti.

  1. Prandej o Zot, prej qiellet

Ti priri syt mbi né

E bân qi puna t’kthiellet,

Si âsht mirë për Atme e Fé;

E gjaku i ktij Meshtarit

T’kjoftë falë per komb t’Shqyptarit.

Nga A. Gjergj Fishta: “Mrizi i Zànavet, Shkodër 1941

Etiketat e lidhura

At Gjergj FishtaAt Luigj PalajPapa Françesku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.