Pogradec, banorët nuk lejojnë INUK-un që t’u prishë banesat e lokalet

Sërish përplasje mes banorëve të Udënishtit dhe policisë. Qindra banorë të fshatit Udënisht kanë protestuar sot kundër shpronësimeve, ndërkohë që INUK ka nisur punën për prishjen e banesave dhe lokaleve buzë liqenit, për vijimin e punimeve të rrugës Lin-Pogradec. Në vendin e ngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po përpiqen të normalizojnë situatën.

Banorët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre, pasi shuma e caktuar për shpronësim është qesharake. Ata kanë tentuar të bllokojnë rrugën kryesore, por nuk janë lejuar nga policia.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Udënishtit protestojnë kundër shpronësimeve, pasi siç kanë thënë vetë ata vlera e caktuar është 200 lekë për metër katrorë. Ata kanë kërkuar rivlerësim të shumës për shpronësimin e tyre, pasi në të kundërt nuk do lejojnë vijimin e punimeve.

SHKARKO APP