Pogradec, banorët protestë ndaj INUK

Banorët e Udënishtit në Pogradec protestuan paraditen e sotme kundër aksionit të INUK, i paralajmëruar për të nisur sot. Janë mbi 100 familje që preken nga aksioni i INUK në Udënisht të Pogradecit.

Të mbledhur në qendër të fshatit, banorët kërkojnë që të mos u prishen banesat. Po na terrorizojnë e po na vjedhin banesat e pronat thonë banorët. Ata e cilësojnë tallëse çmimin e ofruar për dëmshpërblimin e banesave dhe bizneseve.

“Të vdekur dalim nga shtëpitë tona”- thonë të revoltuar banorët e Udënishtit në Pogradec që shtojnë se INUK nuk u jep vendimin për aksionin e prishjes së objekteve.

SHKARKO APP