Pogradec/ Elektricisti ndërroi jetë në krye të detyrës, e zuri korrenti
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektriçist ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte duke kryer punime.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Agim Beqiri, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ndërsa po ndërhynte për riparimin e një defekti në një linjë elektrike.
Si pasojë e goditjes elektrike, 60-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në Zërvaskë ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit. Policia pritet të japë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen.
KOHA JONË SONDAZH

