Pogradec, konflikt për pronësinë, 33-vjeçari bën për spital vëllain

Një 33-vjeçar nga fshati Buzaishte në Pogradec është arrestuar nga policia pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllai të tij, duke e goditur me sende të forta në kokë.

Sipas policisë “Mentor Biba 33 vjeç në banesën e tij, pas një konflikti për motive pronësie, me vëllain e tij shtetasin L.B, 46 vjeç, banues në Pogradec, e ka goditur këtë të fundit me sende të forta në kokë. Shtetasi L.B, pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Pogradecit, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i  Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?