Pogradec, makina hidhet në erë me eksploziv, thyhen xhamat e pallateve

Një makinë është hedhur në erë me eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr 2 në Pogradec.

Policia informon se shpërthimi i automjetit veturë tip “Citroen” me targa PG 6433 B, në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje është shënuar rreth orës 03: 45 minuta të 1 prillit 2017

Policia e Korçës informon: “Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qënë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasese (eksploziv). Si pasojë e shpërthimit janë thyer/dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?