Pogradec – Mbollën kanabis, dy në pranga, njëri minoren
Dy të rinj, njëri në moshë minorene, janë arrestuar nga policia e Pogradecit për kultivim të bimëve narkotike.
Në pranga kanë rënë Esmeraldo Muço 19 vjeç dhe R.Xh 15 vjeç, të dy banues në fshatin Trebinjë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 27.07.2017, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Qesollat”, në Njësinë Administrative Trebinjë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies me zjarr, bimë të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa, kultivuesit e të cilave dyshohet se janë pikërisht dy të rinjtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme, për vepren penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”.

