Pojana: Ku janë sot ambasadorët? Heshtni në turp…

Nënkryetari i LRI-së dhe njëkohësisht antari i Kryesies së LSI-së, Klevi Pojana në një postim të tij në facebook, shkruan për situatën te Bregu i Lumit. Ai e cilëson si akt kriminal, nxjerrjen e banorve nga shtëpit e tyre me dhunë. Policia po përdoret si band kriminale, thotë Pojana.

Deklarata e plotë në facebook

Policia e Shtetit sot u përdor si të ishte një bandë kriminale për të luftuar dhe dhunuar banorët e Bulevardit të Ri! Urdhrat e Edi Ramës nuk kursyen as fëmijët, gratë apo të moshuarit! Është e qartë se pas këtij projekti korruptiv fshihen interesat e oligarkëve të ndërtimit, miq edhe deputetë të ‘Rilindjes’!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Edi Rama iu bashkua në ligësi diktatorëve më famëkeq në botë, duke dhunuar dhe dëbuar nga shtëpitë e tyre me dhjetëra qytetarë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ku janë sot institucionet që luftojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut? Ku është sot Avokati i Popullit? Ku është sot Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi? Ku është sot Prokuroria? Ku janë sot ambasadorët gjitholog?

Heshtni në turp…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?