Pokemon Go, ekspertët në alarm: Burim aksidenti
Efektet e Pokemon Go, lojës në telefonat celularë po ndihen edhe në Shqipëri. Specialistët e qarkullimit rrugor kanë konstatuar në jo pak raste se shkaqet e aksidenteve, sidomos kur në timon janë të rinjtë kanë qenë Pokemon Go. Në përpjekje për të kapur personazhet në virtual humbin kontrollin e mjetit duke shkaktuar aksidente rrugore.
Shkaqeve që jemi mësuar rëndom për aksidente rrugore, mesa duket tani po u shtohet edhe Pokemon Go, loja e re e cila instalohet nëpërmjet nje aplikacioni në smartfon.
Shqetësimi vjen nga vetë specialistët e qarkullimit rrugor, të cilët kanë konstatuar se shumë prej aksidenteve po ndodhin nga drejtuesit e mjeteve që kanë varësi nga celulari.
“Kemi konstatuar shpesh herë që drejtuesit e mjeteve tashmë janë shumë të lidhur dhe janë të varur nga aparatet celulare, nga përdorimi i internetit. Ndonjëherë vlen më shumë jeta sesa një ikonë në rrjetet sociale, ku të gjithë përdoruesit e mjeteve nuk hezitojnë që gjatë qëndrimit dhe udhëtimit të kenë telefonin në dorë. Një nga shkaqet determinante që ne po vëzhgojmë gjatë gjithë kohës është përdorimi i aparateve celularë. Kohët e fundit, drejtues mjetesh kanë aplikuar në telefonat e tyre për të pasur aplikacionet e Pokemon. Ne jemi të gjithë realisht të vetëdijshëm që në çdo kryqëzim ku ne udhëtojmë, paralelisht kemi drejtues mjetesh. Në çdo kohë drejtuesi i mjetit është me telefon tek dora. Kjo është një nga arsyet kryesore të humbjes së vëmendjes, e cila shkakton pastaj pasoja të rënda”, tha Ervin Dervishi:.
Pak ditë më parë një nënë humbi jetën në kryeqytet, pasi u aksidentua për vdekje nga një 20-vjeçar, i cili në momentin që e goditi ishte duke përdorur celularin.
KOHA JONË SONDAZH

