Polakët e helmuar, flet drejtori i AKU në Vlorë: Toksikologu po merr analizat
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Vlorë, Ani Binaj foli pas situatës me helmimin e turistëve polakë. Ai shprehet për mediat se toksikologu po merr analizat dhe kur të ketë rezultate konkrete do të dalin me një deklaratë.
“Toksikologu dhe pjesa e stafit janë duke u marrë me analizat, çdo gjë kur të marrë atë formën e vet. Nuk jemi ne që pyesim, për momentin jemi në valë të punëve.
Unë erdha urgjent për këtë. Jemi duke u koordinuar me autoritetet këtu për të parë situatën. Kur të kemi diçka konkrete do të flasim”.