Polica e sigurimit, kryeministri Edi Rama: Është e domosdoshme
Gjatë një konferencë për shtyp, në lidhje me punën e qeverisë pas tërmetit, kryeministri Edi Rama i pyetur nëse me futjen e policës së sigurimit ndërtuesit mund të rrisin çmimet e apartamenteve tha:
“Së pari, çmimi i jetës është i pakrahasueshëm me asnjë çmim tjetër. Së dyti, shpresoj që ata që e ndjenë dhe panë të mos e harrojnë sepse dhëntë Zoti mos e kemi një të dytë, ama është shumë e rëndësishme që të garantohet plotësisht që ajo që blen është ajo që paguan dhe mbi të gjitha të takon. Kjo ka një efekt të dyfishtë në raport me blerësin dhe të shumëfishtë në raport me shoqërinë. Të paktën me këtë test, edhe godinat me shkelje nuk kanë shfaqur shenja pasojash, që mesa duket janë ndërtuar me themele shumë të forta me idenë “të shtojmë ujë e të shtojmë miell” gjatë kohës. Nuk është se e kemi shpikur ne. Është një masë e përdorur gjerësisht në botën normale. Është dhënë informacioni për dëmshpërblimi i menjëhershëm për një numër familjesh. Sot që flasim nuk janë në pritje të planeve tona, por kanë marrë menjëherë ndihmën nga kompanitë e sigurimit. Nuk është thjesht çështje tërmeti, por janë përmbytjet që janë për 1001 arsye të shpeshtuara vitet e fundit”, tha ai.