Poliçan, 40 të moshuar përfitojnë falas vizita okulistike
40 të moshuarit e strehuar në qendrën rezidenciale në Poliçan kanë përfituar falas vizita okulistike. Bëhet fjalë për kategorinë e të moshuarve që nuk kanë asnjë familjar dhe për ata që janë braktisur nga fëmijët e tyre.
Te moshuarit janë vizituar pasditen e se martës nga një grup mjekësh të specialitetit okulistike në Berat.
Pothuaj gjysma e tyre kanë dalë me probleme në shikim dhe pjesës më të madhe u janë dhuruar syze.
Drejtoresha e Zyrës Rajonale të Shërbimit Social në Berat, Mirela Buhuri, pohon se nisma do të vazhdojë dhe falë saj të moshuarve do t’u afrohen edhe shërbime të tjera.
Buhuri: Gjithsej janë 20 përfitues që morën shërbimet që nga syzet dhe shërbimet e tjera.
Nisma për të ofruar vizita shtesë për këtë kategori është ndërmarrë nga ministria e shëndetësisë pak kohe me pare dhe do te shtrihet në të gjithë vendin. Qendra Rezidenciale për të moshuarit në Poliçan, funksionon si e tillë prej 3-vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

