Poliçan/Arrestohet autori që vrau me thikë 66-vjeçarin
Një person u godit me thikë, e ku për pasojë të plagëve të marra, nuk mundi të shpëtonte. 66 vjecari ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të marte, rreth orës 19:30 në Poliçan.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Kalluç”, ku një 32-vjeçar ka goditur me thikë një 66-vjeçar të identifikuar si Behar Bregu. I plagosuri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së shkaktuar nga goditja me thikë.
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin e ngjarjes, i identifikuar si Nexhip Pano. Edhe pse dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një grindjeje për motive të dobëta, nga ana e policisë po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.
KOHA JONË SONDAZH

