FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Polici pezullohet nga detyra dhe ndalohet të dalë jashtë vendit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë G. C.

Nënkomisari 31-vjeçar, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh, dyshohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga hetimet e kryera nga AMP janë grumbulluar fakte dhe prova që krijojnë dyshimin se ky punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?