Polici që ndihmoi Martinaj të arratiset, e shoqëroi në një hotel në Durrës. Prezente dhe një vajzë

Një agjent i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, është vënë në pranga pasi del që ka ndihmuar shumë të kërkuarit nga Policia dhe familja, Ervis Martinajn që të arratiset. Jeton Lami 28-vjeç nga Tirana, është lënë në masë ”arrest me burg” nga Gjykata e Kurbinit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, masë e caktuar më 23 gusht.

Detajet e reja që dalin janë që Lami është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Martinajn. Ai e ka shoqëruar me makinë në datën 7 gusht. Më pas i shumëkërkuari u largua nga hoteli duke lënë të vetëm efektivin Lami.

Pas kësaj dite ai ka humbur kontaktet me Martnajn dhe nuk dihet se ku ndodhet. Ai ka humbur kontaktet më datë 8 gusht, ditë që përkon edhe me denoncimin e xhaxhait të Martinajt, që ka humbur kontaktet me nipin. Hetuesit kanë siguruar edhe pamje të tjera ku Martinaj duket me një vajzë dhe efektivin e policisë.

SHKARKO APP