Polici turk para sulmit: Ç’është ky me pallto në këtë vapë? Ta ndjekim
Në media ka dalë xhirimi i komunikimit të policëve në rroba civile, që kanë vërejtur një sjellje të çuditshme të sulmuesit në Aeroportin e Stambollit ku të martën, në një sulm terrorist u vranë dhjetëra njerëz.
Një sulmues ishte i dyshimtë dhe policët shkuan prapa tyre.
Polici i cili dyshoi i pari, u ka dërguar një mesazh kolegëve se dalloi një burrë që mbante një pallto dimri, pavarësisht të nxehtit, shkruan Hurriyet.
“Po ec me pallto në këtë vapë? Vëlla, duket si një hajdut, a ta ndjekim?”, ka pyetur ai, teksa kolegët janë pajtuar me të.
Dhe pasi i ata kërkuan që t’u tregojë dokumentet, sulmuesi u përkul duke pretenduar se po i kërkonte. Pastaj ka nxjerrë një armë dhe nisi të shtënat. Ai qëlloi pikërisht policin që dyshoi tek ai dhe që tani po lufton me jetën në spital, teksa në shtëpi e pret gruaja shtatzënë.
Terroristi pastaj vrapoi poshtë shkallëve, drejt terminalit të arritjeve ndërkombëtare, ku ka aktivizuar bombën që ishte rreth brezit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

