Policia: Aksidenti te Rruga e Kombit, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, një grua dhe një fëmijë është shënuar sot paradite në “Rrugën e Kombit”.
Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në aksin rrugor Rrëshen -Rrubik, në vendin e quajtur Ura e Munazit, ku një makinë me targa Kosove është përplasur me një mjet tjetër.
“Mjeti Renault me targa 01-203 IA dhe mjeti me targa AA425IG . Si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Renault shtetasi Melazim Bytyqi, banues në Leshan Kosove, 51 vjeç. Janë dëmtuar shtetasia B.M. 31 vjeçe dhe 1 fëmijë 6 vjeç që ndodheshin pasagjerë në makinën e Renaultit, të cilët janë nisur për në Spitalin e Traumës”, informon policia.
Kurse drejtuesi i mjetit AA425IG Xh.A. ndodhet në spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
KOHA JONË SONDAZH

