Policia aksion me dron për edukimin e shoferëve, nuk respektojnë vijat e bardha (VIDEO)

Policia ka publikuar një video me dron nga Tirana, ku shihen mjetet që nuk kanë respektuar përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se kushdo që nuk respekton këmbësorët do të gjobitet.

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?