Policia, aksion në lokalet e natës: Ja emrat e të arrestuarve

 

Disa persona janë vënë në pranga nga policia gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë natës në lokale të ndryshme të muzikës live dhe vende ku kërcehet nga balerina shqiptare dhe të huaja.

Policia ka bërë të ditur edhe emrat e personave të arrestuar, kryesisht për mbajtje dhe shitje lëndësh narkotike.

Siç bëhet e ditur, policia e kryeqytetit në vazhdimësi të Planit Operacional për kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrolleve të vazhdueshme në automjete e lokale, në bashkëpunim me FNSH-në dhe Forcën Operacionale “Shqiponja”, po ashtu dhe me Komisariatet nr. 1, nr. 2, nr. 3 dhe nr. 4, arrestuan në flagrancë 8 persona, si edhe shoqëruan 41 shtetas për verifikime.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale për: “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, “Përshtatjes se ambienteve për përdorim droge”, “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Më datë 25.10.2015, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1-Klajd Mullaxhia, lindur në Tiranë, 29 vjeç, banues në Tiranë,

2-Ervis Xhakolli, lindur në Skrapar, 28 vjeç, banues në Tiranë,

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në vendin e quajtur rruga “Dritan Hoxha”, më datë 25.10.201, nga kontrolli i bërë nga shërbimet e Repartit “Shqiponja” Tiranë, këtyre shtetasve i janë gjetur respektivisht, dy qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa”.

Pasi u peshua në peshore elektronike “ADAM” rezultoi respektivisht 1.48 (një pikë dyzet e tetë) gramë dhe 1.60 (një pikë gjashtëdhjete) gramë, me gjithë ambalazhin.

Shtetasit kanë qënë në lëvizje me automjetin tip “Linkoln” me targa “AA284LG”.

Materialet do ti dërgohen prokurorisë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.

Më datë 25.10.2015, nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1-Alfred Ndoj, 36 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë

2- Ervin Cara, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë,

3-Maksim Beça, 25 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

4-Marjol Guri, 26 vjeç lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë.

5-Artur Zhuleku, 39 vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve Narkotike”,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 25.10.2015 në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët, se tek lokali (Cub-i) që  ndodhet në rrugën “5 Maji” shpërndahej dhe konsumohej lënde narkotike të llojit kokainë.

Nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të këtij lokali ka rezultuar se në një nga dhomat e këtij lokali që shërbenin për personelin ku ndodheshin shtetasit Maksim Beça, Marjol Guri dhe Artur Zhuleku është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1.8  gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Gjithashtu nga kontrolli janë gjetur dy pjata të nxira ku në siperfaqe ka mbetje lënde narkotike e dyshuar “Kokainë”. U sekuestruan gjithashtu 5 telefona celularë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së Lëndëve Narkotike”, parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal ne ngarkim te shtetasve Marjol Guri dhe Artur Zhuleku dhe për veprën penale të “Përshtatjes se ambienteve për përdorim droge” të parashikuar nga neni dhe 285/a i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Maksim Beça, Alfred Ndoj dhe Ervin Cara të  cilët janë bashkëpronar të këtij lokalit.

Më datë 25.10.2015, u kryen veprimet proceduriale si dhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279/2 i Kodit Penal i shtetasit:

1-Xhulion Qesja, 21 vjeç, banues në Krujë,

Arrestimi u bë më datë 25.10.2015, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në bulevardin “Zogu i I”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” me targa “AA 804 FV”, i cili drejtohej nga ky shtetas, janë gjetur një përforcues grushti (dorezë) si dhe një thikë me hapje me gjatësi të përgjithshme 20.5 cm.

Nga ana jonë u kryen të gjitha veprimet procedurale për veprën penale të “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Xhulion Qesja, ndaj të cilit u mor masa e arrestit në flagrancë.

SHKARKO APP