Policia arreston 14 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

14 persona, që akuzohen për kryerjen e disa veprave të ndryshme penale, kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 19-vjeçari E.B, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë). Po ashtu në prokurori u referuan edhe materialet për shtetasin E. B., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrotjes, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të njëjtët specialistë u bë ekzekutimi i urdherit të prokurorit për shtetasin në kërkim G. B., 60 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ndalimi i shtetasi E. I., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi me datë 12.08.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin.

Ndërsa Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 9 shtetasve për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe disa prej tyre nën efektin e alkoolit.

“J. H., 27 vjeç, D. N., 38 vjeç dhe B. H., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

H.K., 54 vjeç, E. Gj., 30 vjeç, B. A., 40 vjeç, R. M., 26 vjeç, M. H., 40 vjeç dhe I. B., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?