Policia arreston autorin e plagosjes së 34-vjeçarit në Vlorë
Arrestohet autori i plagosjes së mbrëmshme në Vlorë. Policia bën me dije se ka vënë në pranga të riun Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë, në mbrëmje rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.
Njoftimi
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.
I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, neni 88 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

