Policia arreston në Tiranë shqiptarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës, në rrugën “Teodor Keko”.

 

Shqiptari Ilmi Demiraj, 42 vjeç,  lindur në Krujë dhe banues Tiranë u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, ku edhe ishte dënuar me 8 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po  vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?