Policia arreston tre persona në Durrës, dalin detajet

Tre persona janë vënë në pranga në Durrës. Policia bën me dije së ata janë arrestuar me akuza të ndryshme, njeri i kapur me drogë, tjetri për një aksident pasi drejtonte makinën i dehur dhe një tjetër për vjedhje.

Në pranga u vunë shtetasit: F. A., 25 vjeç, banues në Durrës, i kapur ne zonën e plazhit me marijuanë; F. Sh., 36 vjeç, pasi pas një përplasjeje me një mjet tip “BMW”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjendje të dehur dhe shtetasi O. M., 29 vjeç, për vjedhje.

Njoftimi i policisë

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. A., 25 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë kontrollit fizik, në lagjen Nr. 13, Plazh, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi 10.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
—–
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Sh., 36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, pas një përplasjeje me një mjet tip “BMW”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjendje të dehur.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin:

O. M., 29 vjeç, banues në Siri.

Ky shtetas dyshohet se me datë 11.02.2020, në lagjen Nr. 17, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit J. Gj., dy laptopë dhe një sasi bizhuterish, si edhe ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. T., ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja”.

SHKARKO APP