Policia: Autorët e grabitjes në Rinas ishin me paruke

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku tre persona kanë grabitur rreth 1 milion euro.

Sipas policisë, personat kanë qenë me maska dhe paruke, si dhe të armatosur me kallashnikov.

‘Nga dëshmitë e para mësohet se autorët nuk kanë qëlluar me armë. Sipas regjistrave është njoftuar 10 minuta pasi ka ndodhur ngjarja’, tha kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?