Policia Bashkiake 2300 gjoba në një muaj, Veliaj: Asnjë tolerancë

 

Në vetëm një muaj, Policia e Bashkiake ka vendosur 2300 gjoba për shkelësit e qarkullimit dhe për ndotje apo zënie të hapësirave publike. Të dhënat e publikuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i përkasin muaj tetor dhe tregojnë arsyet e vendosjes së këtyre gjobave.

Në materialin e postuar në rrjetin social Facebook, Veliaj sqaroi se gjatë muajit tetor janë vendosur 1600 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 700 gjoba për ndotje dhe zënie të hapësirave publike.

“Në një qytet të pastër, jo tolerancë për ndotësit! 2 mijë vetë gjoba, që 1 milion qytetarë të jetojnë pastër! Policia Bashkiake dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit janë çdo ditë në terren për t'i thënë JO ndotësve, zaptuesve të hapësirave publike dhe atyre që thyejnë rregullat e qarkullimit”, shkruan Veliaj.

Ai apelon ndaj të gjithë qytetarëve të kontribuojmë për mbajtur qytetin të pastër. Kryetari i Bashkisë gjithashtu thekson nevojën e lirimit të hapësirave publike dhe pastrimit të Tiranës nga zhuli 4-vjeçar.

SHKARKO APP