Policia bashkiake, aksion për largimin e bizneseve te Inxhinieria e Ndërtimit

Policia Bashkiake ndërmori sot një aksion për largimin e bizneseve pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

Aksioni u shoqërua me tensione. Janë 10 dyqane që duhej të ishin liruar sot, por pronarët kanë kërkuar më shumë kohë.

Përplasja me ta bëri që Policia Bashkiake të kërkojë edhe ndihmën e Policisë së Shtetit.

Bashkia e Tiranës u ka lënë vetëm 10 ditë kohë subjekteve në fjalë për të zbrazur dyqanet,  por ato thonë se është e  pamjaftueshme. 

SHKARKO APP