Policia Bashkiake, garante për sigurinë në shkolla

Policia Bashkiake e Tiranës e ka kthyer në prioritet kryesor sigurinë dhe rendin në shkollat publike në kryeqytet. Efektivët blu kujdesen jo vetëm për garantimin e qetësisë publike, por edhe për respektimin e rregullave të qarkullimit, duke ndihmuar nxënësit që të kapërcejnë vijat e bardha pranë institucioneve arsimore.

Fokusi i Bashkisë së Tiranës për të parë punën e Policisë në komunitet sot ishte në shkollën “Ahmet Gashi”, ku vëmendja e uniformave blu edhe në këtë institution arsimor është maksimale, duke lehtësuar në këtë mënyrë edhe prindërit, apo gjyshërit që shoqërojnë fëmijët për në shkollë.

“Ndërsa nxënësit e shkollës “Ahmet Gashi” nxitojnë për të kapur orarin e mësimit dhe të tjerë përshëndesin shokët e shoqet, aty pranë është edhe miku i tyre i mirë, xhaxhi polici. Çdo mëngjes, ata ndihen më të sigurt kur kalojnë rrugën dhe më pas janë gati për të fituar plot dije të reja,” shprehet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

SHKARKO APP