Policia bën kërdinë në Tiranë, heq 17 patenta
Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 17 patenta për shkak të shkeljeve të normave të shpejtësisë.
Pezullimi i lejeve të drejtimit është bërë në sajë të kontrollit të policisë për rritjen e sigurisë ndaj aksidenteve. Sipas policisë mbrëmjen e së premtes janë pezulluar 17 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 137 deri në 175 km/h.
Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë fluturuese, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative, 3 pa siguracion dhe një pa kontroll teknik. Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranës. “Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mire ju pret polici në rrugë. #zbatorregullatudhetoisigurt”, bën thirrje policia.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1012567928916912/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

