Policia blindon Fierin, në sitë automjetet luksoze dhe kapja e personave në kërkim

Grupe kontrolli të përbëra nga FNSH-së, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren.

Pikat hyrëse dhe dalëse të Fierit shpesh njohin prani të shtuar të uniformave blu, por këtë herë kanë qenë prezent edhe në akse të tjerë e në numër më të madh. Automjetet luksoze e ato me targa të huaja janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve.

Fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Ky kontroll vjen vetëm një ditë pasi në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

SHKARKO APP