Policia blindon Vlorën, priten të tjera arrestime pas kapjes së dy vëllezërve Basho

Forca të shumta policie nga Tirana në Vlorë. Arrestimi i Tesi alias Tesilvan Bashos dhe vëllait të tij ka sjellë në qytetin bregdetar forca të policisë nga kryeqyeti, raporton korrespondenti i Panorama.

Nuk jepen detaje nëse bëhet fjalë për transportimin e të arrestuarve apo pritet tjetër aksion në Vlorë.

Sakaq, mësohet nga burime të Panorama se mund te kete te tjera arrestime.

Burime nga policia bejne me dije se do të ketë të tjera aksione për persona me rrezikshmëri apo të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë sipas burimeve për rreth 10 urdhër arreste.

SHKARKO APP