Policia detare shpëton turistin ukrainas në Borsh: Është në gjendje të mirë shëndetësore

Policia Detare në Borsh ka shpëtuar një turist ukrainas këtë të premte, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar. Policia njofton se në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. ”Pas njoftimit të ardhur në Sallën Operative të DVP Vlorë, se një person i cili ishte duke notuar po rrezikohej në vendin e quajtur “Gjiri i Borshit”, Njësia Policore Detare u nis menjëherë drejt vendit të dhënë me mjetin lundrues Jetski dhe në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore”,-thuhet në njoftimin për shtyp.

SHKARKO APP