FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia dhe FNSH operacion antidrogë në Elbasan, Librazhd e Përrenjas. Lëshohen 20 urdhër-kontrolle

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Aksioni është zhvilluar paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth. Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë me dije se kontrollet janë të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm.

Mësohet paraprakisht se me vendim të Gjykatës janë lëshuar rreth 20 urdhërkontrolle për banesa, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet me dije se gjatë operacionit janë shoqëruar 26 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Sakaq, janë sekuestruar edhe 8 kg kanabis dhe 100 gr kokainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?