Policia e Durrës vë në pranga 4 persona, njëri prej tyre vodhi një portofol
Policia e Durrësit ka bërë me dije se ka arrestuar ditën e sotme tre persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Personi i parë i rënë në prangat e policisë është një 32-vjeç i shpallur në kërkim për akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Durrës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, pasi në lagjen nr.8, Durrës, i ka vjedhur portofolin shtetases Xh. Dh.
Në pranga kanë përfunduar dhe shtetasit E. M., 25 vjeç dhe E. I., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë: DVP Durrës
Bie në prangat e Policisë një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Dh. T., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, pasi në lagjen nr.8, Durrës, i ka vjedhur portofolin shtetases Xh. Dh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 25 vjeç dhe E. I., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.