Policia e Himarës shpall në kërkim ish-efektivin Ulian Shpataraku

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku. Ai ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, por nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe ka patur një konflikt verbal me kamerierin dhe administratorin.

Sipas dëshmisë së tyre, Shpataraku i ka kërcënuar me jetë. Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë.

Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë me argumentin se vijonte studimet. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit dhe njihej si një nga të besuarit e Ilir Prodës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?