Policia e konfirmon: Durim Bami arrestohet në Dubai, pritet ekstradimi
Durim Bami, i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, është arrestuar në Dubai.
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bamin, i cili akuzohet për veprat penale; “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu bëhet me dije se autoritetet e Dubait kanë ushtruar kontroll në banesën e dy vëllezërve Bami të cilët njihen si pjesë e grupeve kriminale në Shqipëri.
“Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone”, thuhet në njoftim.