Policia e Lezhës, bie në pranga një prej grabitësve të dhunshëm

Policia e qarkut të Lezhës arrestoi një nga anëtarët e grabitësve në Mamurras e Laç. Një javë pasi e kishte shpallur në kërkim për një sërë grabitjesh anëtarin e një prej bandave më të rrezikshme të vjedhjeve që ndodhën ditët e fundit, policia njoftoi se është arrestuar paraditen e së hënës një person i shpallur në kërkim. Ai akuzohet për një seri grabitjesh të dhunshme, dhe sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi Sebastian Ajazi, autor i disa prej grabitjeve të fundit me armë.  Personi në fjalë ishte vënë në kërkim nga policia pasi më 5 prill, me disa bashkëpunëtorë, realizoi një grabitje në Fushë Mamurras, gjatë të cilës mbeti edhe një person i plagosur.

SHKARKO APP