Policia e Shqipërisë vazhdon patrullimin e përbashkët me Policinë e Kosovës
Task forca për turizmin në Shqipëri, e ngritur me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, së bashku me ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka zhvilluar një takim ku është raportuar për sezonin turistik në këtë fillim sezone. Task-forcës iu raportuan masat e marra nga Policia e Shtetit për këtë sezon turistik. “Në 31 plazhe në dete dhe liqene, si dhe në 7 zona turistike malore, janë dislokuar 740 forca policore. Po patrullohet bashkërisht me policinë e Kosovës. Është shtuar numri i sporteleve në pikat kufitare me lehtësira në kontrollin e dokumentacionit duke ndjekur një procedurë të përshpejtuar ku në pikat tokësore regjistrohet automjeti, shoferi dhe vetëm numri pasagjerëve”, u tha në këtë takim. “Dy tragete me 2.220 persona ditën e djeshme në Portin e Durrësit janë përpunuar në një afat kohor 45 minuta”, u shpreh përfaqësuesi Drejtorisë së Kufirit. U kërkua që Drejtoria e Rrugëve të ndërhyjë me vizimin e dy akseve rrugorë, Maminas-Gjiri i Lalzit dhe Kukës- Morinë.
KOHA JONË SONDAZH

