Policia e Shtetit, bën bilancin e efikasitetit të saj ligjzbatues për muajin prill 2025

✅Prezencë 24/7 e shërbimeve të Policisë 👮‍♂‍👮, në terren, kontrolle intensive në të gjithë vendin, bashkëpunim me qytetarët dhe me partnerët, hetime të kryera me metoda proaktive/bazuar në inteligjencën policore, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Si rezultat i punës së pandërprerë, gjatë muajit prill:
✅janë finalizuar 65 operacione policore;
✅janë finalizuar 16 operacione, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;
✅janë vënë në pranga 617 autorë të dyshuar veprash penale;
✅janë sekuestruar 22 armë zjarri, 5 armë gjahu, 4 armë sportive, mjete si të Policisë dhe një sasi e konsiderueshme municioni;
✅janë sekuestruar rreth 80,2 kg kanabis (13,9 kg me përqindje të lartë TCH), qindra doza të kësaj lënde, mijëra bimë dhe fidanë kanabisi, sasi dhe doza kokaine;
✅janë goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të planit të masave të koduar “Koordinata”;
✅janë goditur 6 raste të trafikimit të kanabisit, nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar, dhe mbi 20 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza;
✅janë sekuestruar rreth 300 000 euro të dyshuara të përfituara nga krimi ose të padeklaruara në kufi;
✅janë sekuestruar 1400 gramë flori, bizhuteri floriri dhe mallra të ndryshme të kontrabanduara, dhjetëra pajisje kompjuterike dhe celularë që përdoreshin për veprimtarinë e paligjshme në call center dhe për lojëra fati;
✅janë goditur 3 grupe kriminale
-2 grupe që prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike;
-1 grup që kryente vjedhje me thyerje, në banesa dhe në subjekte;
✅janë parandaluar 7 ngjarje kriminale, 3 prej tyre me armë zjarri, 2 me mjete prerëse dhe 2 me sende të forta.
✅janë zbardhur 10 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: vjedhje me thyerje në banesa, djegie automjetesh dhe konflikte ndërmjet disa shtetasve;
✅janë finalizuar 25 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë;
✅janë finalizuar 4 operacione për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare dhe 3 operacione për goditjen e krimeve kibernetike;
✅janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 120 raste të krimeve mjedisore dhe 85 raste të dhunës në familje;
✅janë goditur 10 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit, 5 raste në fushën e prostitucionit dhe 2 raste të dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar ilegalisht kufijtë;
✅iu është dhënë ndihmë 13 turistëve që patën nevojë, në shpellën e Pëllumbasit dhe në kanionin e Nivicës.
🔘Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë për përdoruesit e rrugës.
✅Në pranga, 224 drejtues mjetesh, nga të cilët:
-126 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur;
-98 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
✅ 218 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.
🚧Policia Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.
✅Në pikat e kalimit kufitar, janë goditur:
-49 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe të dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;
-8 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;
-6 raste të trafikimit të mjeteve motorike;
-6 raste të kontrabandës së mallrave.
-5 raste të mosdeklarimit të të hollave/sendeve me vlerë.
Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe partnerët se është maksimalisht e angazhuar për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?