Policia e Shtetit: Dokumentacioni sekret i operacionit “Laguna e Vilunit” në media, nisin hetimet

Drejtoria Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar opinionin publik në lidhje me operacionin  “Laguna e Vilunit”, si dhe nxjerrjen e informacionit sekret në mediat, duke dekonspiruar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit sqaron se “operacioni  “Laguna e Vilunit”, i cili është realizuar në datat 30.09.2014 deri më 02.10.2014, ne lidhje me procedimin penal nr.245, viti 2013, është një nga operacionet e suksesshme, i organizuar dhe realizuar nga Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorine e Krimeve të Rënda dhe policitë e vendeve fqinje, Italinë dhe Malin e Zi, në luftën kundër grupeve kriminale në fushën trafikun të lëndëve narkotike”.

“Si rezultat i këtij operacioni policor, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie lëndë narkotike rreth 804 kilogramë e dyshuar si marijuanë. Gjithashtu, nga veprimet proceduriale dhe hetimore te kryera ne vazhdimësi është bërë i mundur identifikimi, gjetja, kapja dhe arrestimi ne flagrance I 7 personave, anetarë të grupit të organizuar kriminal si autore te mundshem të kësaj vepre penale dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 804  kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit marijuane, 370 fisheke model 56, shuma prej 12 mije euro, 14 mije e peseqind leke, 3 automjete te modeleve te ndryshme, nje furgon mallrash, 16 telefona celulare”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Policia e Shteti është e shqetësuar për faktin se “dokumentacioni sekret  është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjesit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje të procedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjesve dhe mbarevajtjen e hetimit dhe për këtë Policia e Shtetit do te inicojë ndjekje penale. “Ndërsa për sa i përkët insinuatave me natyrë politike për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit “Laguna e Vilunit”, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal”,  thuhet ne deklaratë të Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP