Policia e Shtetit fton maturantët të ndjekin studimet për “Siguri dhe Hetime”

Policia e Shtetit dhe Akademia e Sigurisë shpallën hapjen e fazës së aplikimeve për ndjekjen e programit të studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë “Bachelor”, pranë Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, për vitin akademik 2025–2026.

Në kuadër të nismave për të afruar të rinjtë në radhët e saj dhe për të forcuar brezin e ri të profesionistëve të sigurisë, Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë për këtë program studimi.

Policia e Shtetit bën të ditur se për vitin akademik 2025–2026 janë vënë në dispozicion 150 kuota, me një rritje prej 50 kuotash krahasuar me vitin e kaluar, për të përmbushur kërkesat dhe nevojat në rritje të strukturave të Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është një shans i mirë për maturantët që duan të ndërtojnë një karrierë në një institucion elitë, tashmë të akredituar sipas standardeve ndërkombëtare, në fushat e sigurisë, hetimit dhe rendit publik. Të rinjtë që zgjedhin këtë program, nuk zgjedhin thjesht një fakultet, por një mision jetësor në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, theksoi Policia e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aplikimet bëhen online, nëpërmjet portalit U-Albania, duke zgjedhur programin e studimit “Siguria dhe Hetimi”, gjatë periudhës 29 korrik – 3 gusht 2025.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?