Policia e Shtetit: Ja akuzat që rëndojnë mbi Tom Doshin dhe Mark Frrokun Pëlqej0

Policia e Shtetit, përmes një deklarate për mediat ka thënë se arrestimi i deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku është bërë nga Prokuroria, bazuar në akuzën e ngritur më parë kundrejt tyre.

 “Urdhër-ndalime për shtetasit Tom Gjek Doshi, 49-vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, si dhe Mark Preng Frroku, 43-vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Urdhër-ndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë dhe datojnë më 26.03.2015 për veprat penale “Këllëzim i rremë”, “Deklaratë e rreme përpara Prokurorit” dhe “Kanosje për Deklarime, dëshmi, ekspertim apo përkthim të rremë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas policisë, veprat penale të lartpërmendura janë të parashikuara nga nenet 305, 305/a dhe 312/a te Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia sqaron se Tom Doshi është ndaluar në banesë, ndërsa Mark Frroku në një lokal të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?