Policia e Shtetit del me njoftim për motin e keq
Policia e Shtetit njofton:
Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:
🚦 Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:
👉 Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit;
👉 Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;
👉 Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;
👉 Mos kryeni parakalime të gabuara.
👉 Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
⚠️ Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
🚔 Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
✅ Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.
📞 Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112.
#Respektonirregullateqarkullimitrrugor
#Siguriarrugorekontributitëgjithëve
#Telefononi112përndihmëdhedenoncimepërpaligjshmëri
Foto nga pemët e thyera nga era në Tiranë