Policia e Shtetit, operacion masiv antikanabis, 300 policë në terren

Situata me kanabisin në  Shqipëri, ka nxitur një operacion i gjerë në shkallë vendi. Referuar dhe deklaratës që policia e Shtetit ka nxjerrë, ku thuhet se në terren janë mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe të Shqipërisë.

Në orët e para të mëngjesit, forca policore, specialet e FNSH e antidrogës janë shpërndarë në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër. Ditën e djeshme është krehur zona e Krujës.

Kurse sot, operacioni është shtrirë përkatësisht në zonat e Dukagjinit, Lumit të Vlorës, Kurveleshit e Memaliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto zhvillime vijnë pas sasisë rekord të kanabisit që u gjet në një magazinë në një fshat të Krujës ku u sekuestrua 1.3 ton kanabis sativa e tharë e bërë gati për treg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?