Policia e Shtetit panair 5 ditor në jug të vendit

 

Policia e Shtetit do zhvillojë për 5 ditë në Jug të vendit aktivitetin “Ditë e hapur me Policinë e Shtetit”.

Panairi me disa stenda, sipas njoftimi të policisë vjen me qëllimin e, hapjes së Policisë me publikun. Prezantimi në publik i teknologjisë dhe logjistikës që përdor Policia e Shtetit. Sot nis në qytetin bregdetar të Vlorës, Panairi “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit’’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në kuadër të rritjes së bashkëpunimit të policisë me publikun ditën e sotme do të hapin në qytetin e Vlorës, Panairin “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit’’ .

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë panair qytetarët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me të gjithë potencialin e Policisë së Shtetit, detyrat dhe misionin e saj.

Në stenda do të jenë të ekspozuara pajisje të Repartit të Forcave Speciale RENEA ( Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur’’, FNSH (Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë) si dhe Salla e Lëvizshme e Komandimit.

Në stendat e tjera do të jetë Policia Rrugore, ajo e Hetimit të Krimit dhe Policisë Shkencore, e Sigurisë Publike (Zyrat e Shërbimit Qytetar, Shqiponjat), stenda e Kufirit dhe Migracionit si dhe ajo e Akademisë së Sigurisë.

Në qytetin bregdetar të Vlorës panairi do të qëndrojë i hapur për dy ditë, në datat 19 dhe 20 Gusht nga ora 17.00 deri në orën 24.00 pranë Sheshit Pavarësia.

Panairi “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit’,’ ditën e diel në datën 21 Gusht do të jetë në qytetin e Himarës për të vijuar ditën e martë në datën 23 Gusht në Sarandë te Shëtitorja, pranë (Limanit).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?