FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia e Shtetit shoqëron në masa të rrepta sigurie kombëtaren e Serbisë nga “Nënë Tereza” drejt Tiranës

Policia e Shtetit ka realizuar eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas drejt Tiranës.
Masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë të gjitha masat e planifikuara në Planin e Posaçëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Ftojmë qytetarët dhe tifozët sportdashës që të kontribuojnë për një atmosferë qytetare, sportive dhe të kulturuar, në respekt të rregullave dhe të mikpritjes shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?